Ishin zhdukur në vitin 1942 – Pas 75 viteve gjenden të ngrirë në akullnaja

Ishin zhdukur në vitin 1942 – Pas 75 viteve gjenden të ngrirë në akullnaja

Në një akullnajë në Zvicër janë shfaqur dy trupa të ngrirë që besohet të jenë të një çifti që u zhdukën 75 vjet më parë, raportojnë mediet zvicerane.

Në vitin 1942, Marcelin dhe Francine Dumoulin u zhdukën pasi që ishin ngjitur në Alpe, për t’u kujdesur për lopët e tyre.

Çifti kishte shtatë fëmijë, njofton BBC.

Vajza e tyre më e re, 79, tha se ky lajm i solli asaj një “ndjenjë të thellë të qetësisë shpirtërore” dhe se tani ajo mund t’ua bëjë prindërve funeralin që meritonin.

“Kemi kaluar gjithë jetën duke i kërkuar”, tha Marceline Udry-Dumoulin për gazetën lokale Le Matin, raporton Insajderi.

Një test i ADN-së ende nuk është kryer.

Javën e kaluar policia lokale deklaroi se trupat u zbuluan nga  një punonjës i kompanisë së skive Glacier 3000, në akullnajën e Tsanfleuron, mbi vendpushimin e Les Diablerets.

Drejtori Bernhard Tschannen tha se punonjësi i tij gjeti disa çanta shpine, lojëra, një shishe qelqi, si dhe këpucë për meshkuj dhe femra, dhe pjesë të një trupi nën akull.

Ai tha se ishte e mundur që çifti kishte rënë në një çarje të akullit dhe stili se si ishin të veshur nënkupto se ata mund të kishin qenë të ngrirë për 70 apo 80 vjet.

“Trupat ishin të shtrirë afër njëri-tjetrit. Ishte një burrë dhe një grua veshur me rroba që datonin nga periudha e Luftës së Dytë Botërore”, tha ai për Le Matin.

Udry-Dumoulin tha se ajo dëshironte të mbante një varrim të shumëpritur, mirëpo ajo nuk do të vishet në të zeza.

“Unë mendoj se bardha do të ishte më e përshtatshme, përfaqëson shpresën të cilën kurrë nuk e humba”, tha ajo./Insajderi.com