Ishte shtatzënë në kohën kur e fitoi Australian Open

Ishte shtatzënë në kohën kur e fitoi Australian Open

Fituesja e Australian Open 2017, Serena Williams ishte shtatzënë gjatë kohës kur turneu po mbahej mirëpo këtë gjë askush nuk e ka ditur.

Serena Williams në media sociale njoftoi të mërkurën se ajo është duke pritur një fëmijë.

Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar nga reprezentuesit e saj, Serena ka publikuar një fotografi në Snapchat duke pozuar në pasqyrë me mbi shkrimin “20 javë”.


Fotografia u hoq nga kanali i saj më vonë. Williams mori urime për nga lojtarët tjerë dhe nga organizatat e tenisit në media sociale, por WTA e hoqi postimin e saj.

Williams, 35, fitoi Australian Open në janar, për thyerjen e 23 të rekordit të saj Grand Slam. Nëse ajo është  20 javësh shtatzëne, do të thotë se ajo ishte duke pritur fëmijë edhe gjatë lojës.

Prej fitores së saj, ajo nuk ka luajtur në ndonjë turne që atëherë, duke munguar ne Indian Wells Calif për shkak të një lëndimi në gju. Ajo është e renditur në vendin e 2 në botë, por do të kthehet në vend të 1 javën e ardhshme pavarësisht mungesës, raporton gazeta NY times./Insajderi.com