“Ishte xhip 3Z, hapi xhamin dhe ngacmoi vajzën” – O’Connell: E pash para tri jave   

“Ishte xhip 3Z, hapi xhamin dhe ngacmoi vajzën” – O’Connell: E pash para tri jave   

Ambasadori i Britanisë së Madhe në largim, Ruairi O’Connell, ka treguar se si ka qenë dëshmitar kur është ngacmuar një vajzë seksualisht nga një veturë zyrtare e shtetit të Kosovës.

“E pash para tri jave tu ecë në rrugë kalojë xhipi 3Z i qeverisë dhe e hap dritaren dhe e nguc një vajzë në rrugë dhe kjo gjë ka ndodhur”, ka treguar O’Connell në konferencën e dytë vjetore në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.

Ai më pas ka folur edhe për gratë e dhunuara gjatë luftës, me ç’rast ka thënë se në Kosovë këto gra fatkeqësisht gjykohen përse janë përdhunuar ose ngacmuar seksualisht.

“Kur pyeten përse viktimat e dhunës seksuale nuk dalin dhe të flasin haptazi, fatkeqësisht konsiderohen fajtorë se pse janë dhunuar ose pse ka veshur ose çka ka veshur dhe sulmohen nga shqiptarët. Qysh mund ta gjejnë guximin me dal vetëm sepse sulmuesit kanë qenë serbë. Çka është e rëndësishme është se kanë filluar të flasin për këtë gjë”, ka thënë O’Connell. /Insajderi.com