ISIS kryen sulm ndaj një baze ushtarake

ISIS kryen sulm ndaj një baze ushtarake

Një bazë ushtarake në veri të Irakut, ku këshilltarët ushtarakë të ShBA-së janë të vendosur, është sulmuar nga disa kamikazë të ISIS-it, njoftojnë burimet e sigurisë.

Dy militantë i detonuan jelekët e tyre në hyrje të bazës K1 gjatë natës, ndërsa tre militantë tjerë u vranë nga forcat kurde “Peshmerga”, të cilat e kontrollojnë zonën Kirkuk, aty ku ndodhet baza.

“Ata ishin të veshur në uniforma si të Peshmergas kurde dhe i kishin rruar mjekrat për t’u dukur si ne,” ka thënë një oficer për Reuters, duke shtuar se dy anëtarë të Peshmerga janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.