ISIS paralajmëron sulm në Londër: “Vetëm terror”

ISIS paralajmëron sulm në Londër: “Vetëm terror”

Mbështetësit e ISIS-it, kanë publikuar një poster në internet ku shfaqen pamje bizare të Pallatit Westminster në flakë.

Një foto-montazh shfaq pallatin simbolik të Londrës në flakë, duke bërë thirrje edhe në shpërthimin e Big Ben-it, ndërkohë që pjesa tjetër e Parlamentit Britanik gjendet në flakë, raporton Daily Mail.

Një figurë e njeriut me një armë në dorë, paralajmëron vrasjen e njerëzve që do të jenë prezent në atë vend.

Kjo nuk është hera e parë që ISIS kërcënon Londrën me sulme terroriste, dhe madje ka ndodhur që këto sulme terroriste të ndodhin me të vërtetë, duke bërë që ISIS të marrë përgjegjësi.

Në përshkrim thuhet: “Vetëm terror. Sulmet e Londrës fillojnë së shpejti”.