Ismaili: 2020-ta ishte vit i heronjve që luftuan pandeminë

Ismaili: 2020-ta ishte vit i heronjve që luftuan pandeminë

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka publikuar një videomesazh me rastin e festës së Vtit të Ri. Gjatë kësaj video, Ismaili ka thënë se viti 2020 ishte viti i heronjve që luftuan pandeminë – posaçërisht profesionistëve shëndetësorë.

“2020 ishte vit i heronjve që luftuan pandeminë. I mjekëve, infermierëve, farmacistëve, teknikëve dhe të gjithë punëtorëve në qendrat e mjekësisë familjare dhe spitalet tona. Gëzuar për ta, dhe për secilin nga ju! “, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Në përmbajtjen e kësaj video, Ismaili flet edhe për sfidat tjera me të cilat u ballafaqua Kosova, vendet e humbura të punës dhe ekonominë e gjymtuar. Në fund, ai bën thirrje për shpresë dhe vullnet që të gjithë të dalim më të fortë nga ky vit./Insajderi.com