Ismaili akuzon Zemajn: I ke dhënë hapësirë krimit dhe korrupsionit

Ismaili akuzon Zemajn: I ke dhënë hapësirë krimit dhe korrupsionit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj për sjelljen skandaloze rreth vendimit për çmimin e barnave në Kosovë.

Në një konferencë për media, Ismaili ka thënë se ky akt e rikthen krimin në shëndetësi, u shërben disa individëve dhe e varfëron popullin.

Ai ka kërkuar që të mos manipulohet dhe ministri Zemaj të mos rreshtohet me krimin, korrupsionin dhe plaçkitjen në shëndetësi.

“Ministri Armend Zemaj dje i ka dhënë hapësirë krimit dhe korrupsionit në shëndetësi, duke e shfuqizuar Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave”, ka thënë Ismaili.

“Me këtë vendim, ai ka goditur një nga reformat më të mëdha në historinë e shëndetësisë dhe ka ri-legalizuar krimin”./Insajderi.com