Ismaili: Albin Kurti ka hyrë në lojën e Aleksandër Vuçiqit

Ismaili: Albin Kurti ka hyrë në lojën e Aleksandër Vuçiqit

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.

Ismaili ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për përjashtimin e partive politike shqiptare nga mbështetja dhe e ka akuzuar se ka hyrë në lojën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vucic.

Ismaili ka thënë se këtë lojë të rrezikshme të cilën është duke e bërë kryeministrin në detyrë, do të përfundoj me humbje për vet atë por edhe për Kosovën.

“Këtë rrethanë të izolimit nga qendrat kryesore ndërkombëtare të Kurtit, si dhe situatën me pandeminë, Serbia dhe Aleksandar Vucic do ta shfrytëzojnë për qëllimet e tyre në Kosovë”.

“Me spotin e tij, si “vëllazërim-bashkim” me Agimin dhe Goranin, Kryeministri tentoi ta largonte vëmendjen nga e vërteta brutale që sot është në veri. Në fakt, kjo është ajo që e dëshiron shteti serb. Të merremi sa më pak me veriun, në mënyrë që atje të veprojë sa më lirshëm dhe mundësisht sa më papengueshëm”, tha Ismaili.

Për më tepër Ismaili e ka quajtur Albin Kurtin naiv dhe të papërvojë.

“Albin Kurti, me naivitet dhe pa përvojë, me mungesë totale të përgjegjësisë dhe guximit, ka filluar të hyjë në lojën e Aleksandar Vucicit. I goditi liderët shqiptarë, u kërkoi qytetarëve të rrijnë të qetë, ndërsa veriun ua la Rakicit, Gjuriqit, e disa ndërkombëtarëve që për karrierë të tyre – të gjitha do t’ia dorëzonin Serbisë”.

“Por, kjo lojë as nuk do ta thyejë izolimin ndërkombëtar të Kurtit, e as nuk do ta mbrojë sovranitetin në veri. Kjo lojë nuk mund të përfundojë ndryshe pos me humbje. Për Kurtin dhe për Kosovën”, tha Ismaili.