Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj testeve në laboratorë private, ku në “Medical & Laboratory Services”, një test për COVID-19 kushton 200 euro.
Ismaili ka thënë se shëndetësia duhet të çlirohet njëherë e përgjithmonë, “nga monopolet që pasurojnë oligarkët e varfërojnë qytetarët”.
AI ka kërkuar që hapi parë për këtë duhet të jetë “vendosja e tavanit të çmimit për testime në laboratorët privatë”.
“Që nga fillimi i pandemisë e kam kërkuar një gjë shumë të thjeshtë: testimin masiv të popullatës. Fatkeqësisht asnjëra qeveri nuk arriti të bëjë këtë. Licencimi i institucioneve private për testim është hap para në luftimin e pandemisë, por kurrsesi nuk duhet të shihet si zëvendësim i testimit falas të organizuar nga shteti.”, ka thënë ndër tjerash Ismaili.
Ismaili po ashtu ka thënë se “Nuk duhet të lejojmë asnjë kompani, sado e fuqishme të jetë ajo, të pasurohet padrejtë në kurriz të pacientëve tanë”. /Insajderi.com
Shëndetësia duhet të çlirohet njëherë e përgjithmonë nga monopolet dhe keqpërdorimet që pasurojnë oligarkët dhe…
Gepostet von Uran Ismaili am Montag, 31. August 2020