Për deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, “është rrezikuar siguria kombëtare dhe siguria e policëve”, nga “mosveprimi” i ish-kryeministrit, Albin Kurti, në Karaçevë.
Ismaili, deklaroi se “Kurti heziton t’i dalë përballë krimit”, duke iu referuar deklaratave publike ndërmjet zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës – që sipas deputetit të PDK-së, janë “konfrontime të ulëta”, njofton Insajderi.
“Me zbulimin e këtij informacioni – se po mendohej të goditej krimi në Karaçevë, Kurti ka rrezikuar sigurinë kombëtare dhe sigurinë e policëve dhe udhëheqësve të këtij operacioni. Pra, këtu kemi të bëjmë me përgjegjësi të dyfishtë:
1. Pengimin e marrjes së vendimit.
2. Zbulimin e informacionit se një operacion i tillë është duke u përgatitur.
Me të parën, Kurti tregoi se heziton t’i dalë përballë krimit. Me të dytën, ai i paralajmëroi dhe informoi paraprakisht dhe publikisht kazinotë për një operacion të tillë, duke u dhënë kështu mundësi për t’u kujdesur në mbulimin e krimit”, ka shkruar Ismaili në Facebook.
Përpos Ismailit, ka pasur edhe reagime tjera nga Partia Demokratike e Kosovës, madje është kërkuar edhe hetim mbi këtë çështje siç është konsideruar nga zyrtarët e PDK-së “mosreagim” ndaj krimit të organizuar. /Insajderi.com
Policia e Kosovës, me aksionin e ndërmarrë në zonën kufitare të Karaçevës, goditi krimin dhe dërgoi sinjal të qartë për…
Gepostet von Uran Ismaili am Samstag, 19. September 2020