Ismaili përplaset me Rugovën: LDK po krijon mjegull në shëndetësi

Ismaili përplaset me Rugovën: LDK po krijon mjegull në shëndetësi

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka hedhur akuza ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës se ka abuzuar me sistemin shëndetësor në kohën kur drejtonin këtë sektor.

Uran Ismaili nga radhët e PDK-së, në Zonën Zgjedhore, iu referua Naser Rugovës së LDK-së, se kanë logjikë për të krijuar mjegull në Shëndetësi, njofton Klan Kosova.

”Çka flet Naser Rugova(LDK), nuk flet kurrë për pacientin. Flet për strategji, ligje, nuk flet për pacientin”.

”Kjo është logjika e LDK-së, me kriju një mjegull në Shëndetësi në atë mjegull me na abuzu barnat 12 milionë euro. Pacienti është dashtë me dalë me lyp shërbime gjithandej”.

”Tash i kemi shërbimet 24 orë. Në Onkologji pacientët me kancer është dashtë me u largu nga klinika me shku shërbim me marrë shtune e diele e me u kthy prapë. Ky është dallimi nga shkolla ime prej shkollës tuaj. Shkolla ime është e drejtuar me rregullu jetën e pacientit”, ka thënë Ismaili.