
Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka folur për arsyet e mos kalimit të pakos së rimëkëmbjes ekonomike në Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi.
Pjesë e pakos është tërheqja e dhjetë përqindëshit nga Trusti për qytetarët, por kjo nuk ka gjetur ende mbështetjen e deputetëve të legjislativit.
Lidhur me këtë problem, Ismajli në “Kanal 10” ka thënë se “me pakon e rimëkëmbjes ekonomike, i bie që qytetarët e Kosovës të tejkalojnë krizën me pandemi me paratë e tyre, pasi që nuk parashihet rimbursimi i tyre”./Insajderi.com