Ismet Beqiri emërohet nënkryetar i LDK-së

Ismet Beqiri emërohet nënkryetar i LDK-së

Ismet Beqiri ka bërë të ditur se është zgjedhur nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai po ashtu ka bërë të ditur se sot është emëruar edhe zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, njofton Klan Kosova.

“Anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dua të ju informoj se kohë më parë, pas detyrës sime për 10 vite si Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, i shtëpisë së madhe të Presidentit Ibrahim Rugova, jam zgjedhur Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

“Po ashtu pas 12 viteve Deputet i Kuvendit të Kosovës (4 mandate) me propozimin e LDK-së, sot zyrtarisht jam emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Miq të dashur,Anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dua të ju informoj se kohë më parë, pas…

Gepostet von Ismet Beqiri am Freitag, 21. Februar 2020