fbpx

Ismet Beqiri nervozohet me Hashim Thaçin për largimin e logos me flamurin Dardan

Ismet Beqiri nervozohet me Hashim Thaçin për largimin e logos me flamurin Dardan

Ismet Beqiri nga radhët e LDK-së, ka thënë se largimi i logos me flamurin Dardan nga dekoratat dhe mirënjohjet, është veprim i ulët nga Presidenti Hashim Thaçi.

“Largimi i logos me flamurin Dardan nga dekoratat dhe mirënjohjet, është veprim më se i ulët nga Presidenti Hashim Thaçi. Kot e ke, Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe flamuri Dardan janë vet historia jonë”, ka shkruar Beqiri në Facebook.

Vula presidenciale e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, është hequr nga dekoratat dhe komunikimet me ndërkombëtarë qysh kur në krye të Presidencës ka ardhur Hashim Thaçi.