Ismet Beqiri reagon për ndryshimin e lokacionit të stadiumit kombëtar

Ismet Beqiri reagon për ndryshimin e lokacionit të stadiumit kombëtar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ismet Beqiri, ka diskutuar rreth çështjes së ndërtimit të stadiumit kombëtar.

Beqiri, që ka qenë edhe kryetar i Komunës së Prishtinës, ka komentuar idenë e ndërrimit të lokacionit për ndërtimin e stadiumit, nga Bërnica e Prishtinës në Korroticë të Drenasit. Beqiri ka shtruar një pyetje, shkruan Koha.net.

“E kam një pyetje të thjeshtë: Pse duhet të ndryshohet lokacioni i ndërtimit të stadiumit?”, ka thënë Beqiri.

Beqiri ka thënë se nuk dëshiron që ta keqpërdorë studion televizive të një emisioni sporti për politikë, por nuk ka lënë pa thumbuar Vetëvendosjen dhe udhëheqjen e saj në Prishtinë për punën rreth stadiumit, duke thënë se ata nuk e njohin shtetin e as përfaqësuesen e Kosovës në futboll.