Ismet Beqiri – Vjosa Osmanit: Dy postet e larta shtetërore i ka nga LDK-ja

Ismet Beqiri – Vjosa Osmanit: Dy postet e larta shtetërore i ka nga LDK-ja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, i është përgjigjur ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani pasi kjo e fundit tha se LDK-së i ka mbetur vetëm logoja dhe se ajo përfaqëson elektoratin e partisë, njofton Insajderi.

“Edhe ai që ka bërë këtë llogo, nuk ka thënë se përfaqëson votuesit e LDK-së. Pra as Ibrahim Rugova që ka qenë identiteti i LDK-së nuk ka thënë ashtu. Ne jemi 28 deputetë me vota të LDK-së. mos të harrojmë se në zgjedhje votohet logoja e LDK-së”, tha Beqiri në “Debat Plus”.

Beqiri tutje ka thënë se e kanë gabim ata që mendojnë se logoja do të mbetet vetëm figurative e votat e LDK-së do të shkojnë dika tjetër.

“Unë prej 30 vitesh jap kontribut në LDK por nuk mund të mos jem mirënjohës ndaj partisë për të arriturat. Problemet zgjidhen brenda partisë e jo jashtë saj…Edhe zonja e respektuar [Vjosa Osmani] i ka dy pozita shtetërore falë LDK-së”.

Deputeti i LDK-së thotë se edhe nëse ai do të shkarkohej nga LDK-aj do të qëndronte anëtarë i thjesht dhe do të mundohej t’i bindte se ata që e kanë përjashtuar e kanë gabim.

Beqiri thotë se LDK është sjellë butë deri vonë me ata që kanë shkelur statutin e partisë.

“Kam qenë shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, dhe me shtatë-tetë deputetë kemi hequr të “zinjtë e ullirit” që nuk kanë respektuar statutin e partisë dhe respektimin e vendimeve”, ndër të tjera Ismet Beqiri./Insajderi.com