Ismet Munishi: Blend Baftiu nuk do të luajë më në Superligë

Ismet Munishi: Blend Baftiu nuk do të luajë më në Superligë

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka “zyrtarizuar” largimin e Blend Baftiu-t nga Ballkani si dhe nga superliga e Kosovës.

Ismet Munishi ka postuar në rrjetin e tij social, Facebook, një status ku tregon më shumë për të ardhmen e tij.

“Blendi Baftiu e njihni si futbollist fantastik si djaloshi i artë i ballkanit, te cilin nuk do ta shihni të luajë në Superligë më, por besoj se ka qenë e mjaftueshme atë qa keni parë. Por unë do ta mbajë në mend si lojtarin me karakterin më fisnik që kam pasur në karrierën time si trajner. Të dua fort, ti e din Blend. Rrugë të mbarë Loqkoman” ka shkruar ndër të tjera Munishi, transmeton Insajderi.

Munishi ka thënë se Baftiu nuk do të kalojë tëk Rapid Viena, ashtu siç është raportuar në media./Insajderi.com.