Ismet Munishi: Ky lojtar i IPKO Superligës pas disa vitesh do të vlejë sa Milot Rashica

Ismet Munishi: Ky lojtar i IPKO Superligës pas disa vitesh do të vlejë sa Milot Rashica

Arbër Hoxha është njëri prej futbollistëve më të talentuar që paraqitet në futbollin kosovar. Ish-talenti i FC Prishtinës, që luan tani te Ballkani, ka shkëlqyer me liderin e Superligës këtë edicion.

Fjalë të mëdha e lavdata për Hoxhën ka edhe trajneri i tij, Ismet Munishi, i cili ka folur edhe për vlerën e tij në treg.

“Në bazë të parametrave, Arbër Hoxha mund të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit shqiptar”, tha Munishi në Dueli Sportiv.

“Arbëri e ka pasion futbollin dhe e ka teknikën dhjetëshe. E kemi mësuar shumë gjëra”, vlerësoi Munishi.

“Kur kam folur për ish-lojtarin tim, Milot Rashica, për çmimin e tij, shumë më kanë qeshur, por ja ku jemi tani”, theksoi ai.

“Duke i parë parametrat e Arbërit dhe nëse ai vazhdon kështu me punë, Arbëri pas disa viteve mund të vlejë sa Milot Rashica që kushton tani”, shtoi ish-trajneri i Dritës, Feronikelit e Hajvalisë.