“Istanbul 20” – ky është topi i fazës nokaut të Ligës së Kampionëve

“Istanbul 20” – ky është topi i fazës nokaut të Ligës së Kampionëve

Topi me të cilin do të luhen ndeshjet e fazës nokaut të Ligës së Kampionëve është “Istanbul 20”.

Topi i prodhuar nga Adidasi ka marrë emrin sipas qytetit të Stambollit, ku do të mbahet finalja e Championsit më 30 maj.

Në top është vizatuar harta e qytetit historik turk. Finalja do të luhet në stadiumin “Ataturk” – aty ku ishte luajtur edhe finalja e famshme e vitit 2005, ndërmjet Liverpoolit e Milanit.

Topi do të përdoret në çdo ndeshje të fazës nokaut duke nisur nga ndeshjet e të martës ato mes Atletico Madridit e Liverpoolit dhe Borussia Dortmundit e Paris Saint-Germainit.