Istog: Nuk e respekton vetë-izolimin edhe pse i konfirmuar pozitiv me COVID-19, Policia hap rast ndaj tij

Istog: Nuk e respekton vetë-izolimin edhe pse i konfirmuar pozitiv me COVID-19, Policia hap rast ndaj tij

Një person nga fshati Mojstir i Istogut, i cili kishte rezultuar pozitiv me Coronavirus, gjatë pasdites së djeshme nuk e ka respektuar vetë-izolimin për çka edhe policia ka hapur rast ndaj tij, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur PK përmes njoftimin të saj të përditshëm, rasti është cilësuar si përhapje e sëmundjeve ngjitëse.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“ Fsh. Mojstir, Istog 14.08.2020 – 17:30. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rast, pasi që i njëjti i infektuar me sëmundje ngjitëse Covid-19, nuk ka respektuar vetë izolimin. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Insajderi.com