Isufi dorëhiqet nga pozita e kryetarit të degës së VV-së në Gjilan

Isufi dorëhiqet nga pozita e kryetarit të degës së VV-së në Gjilan

Navzad Isufi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Gjilan si dhe nga posti i asamblistit.

Ai ka thënë se arsyet janë të personale, por jo të vetmet, njofton Insajderi.

“Po, është e vërtetë, kam dhënë dorëheqje nga kryetari i degës së Vetëvendosjes në Gjilan. Arsyet i kanë strukturat e Lëvizjes. Ka arsye personale por nuk janë të vetme. Por, mund ta konfirmoj që kam dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat, prej kryetarit, anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm e deri tek asamblisti”, ka pohuar ai për Klan Kosovë.

Por, ka thënë se do të vazhdojë të kontribojë në partinë e Albin Kurtit si një anëtar i thjeshtë.

Lëvizja Vetëvendosje më 14 shkurt ka treguar rezultat të mirë në Gjilan, duke arritur të fitojë mbi 60 për qind të votave. /Insajderi.com