IT kosovar zbulon si po bëhen “dallavere” me shitjen e biletave

IT kosovar zbulon si po bëhen “dallavere” me shitjen e biletave

Tifozët e Kombëtares kanë pasur shumë probleme me sigurimin e biletës për të parë ndeshjen Kosovë – Angli në “Fadil Vokrri”.

Faqja “tiks.app”, ka qenë jashtë funksionit që nga ora 16:00 kur edhe është lajmëruar shitja e biletave.

Një IT vendas, emër i njohur për indeksonline ka treguar se si janë bërë “dallavere” nga kompania e kontraktuar nga FFK.

Ai ndër të tjera ka thënë se biletat janë lëshuar vetëm për “IP” të cilat i ka lejuar kompania ndërsa faqja nuk ka pasur probleme.

Kjo mund të vërtetohet edhe kur biletat të dalin në tregun e zi, pasiqë dikush po i blen ato në mënyrë ilegale.