Ital Term prezenton “Pompa Termike”

Ital Term prezenton “Pompa Termike”

Sot në Emerald Hotel në Prishtinë është mbajtur seminari kushtuar paisjeve për ngrohje qendrore me efiçencë. Ky seminar është organizuar nga kompania Italiane “FERROLI” në bashkëpunim me përfaqësuesit e tyre në Kosovë “ITAL TERM SH.P.K”.

Prezent në këtë seminar ishin një numër i madh i personave nga mbarë vendi të cilët kishin interes për fillimin e punimeve me këtë pajisje.

Paisja e cila është prezantuar sot quhet “Pompë Termike” e cila ka karakteristika të jashtëzakonshme të kursimit të energjisë (4 me 1). Kjo pajisje mund të përdoret për ngrohje në sezonin e dimrit, ndërsa në sezonën e verës mund të përdoret për ftohje.

Ky seminar është i pari i llojit të tij i cili mbahet në vendin tonë.

“Ne sot në bashkëpunim me kompaninë italiane “FERROLI“ kemi mbajtur një seminar kushtuar pompave termike për ngrohje dhe ftohje. Ky seminar ka ngjallur interesim mjaft të madh të njerëzve ku pjesëmarrës ishin një numër i madh i personave. Ne si kompani do vazhdojmë të jemi në hap me kohën dhe të sjellim çdoherë risi në tregun tonë” u shpreh menaxheri i kompanisë “ITAL TERM SH.P.K” z.Granit Beqiraj.