Italia arreston dy persona në lidhje me spiunazhin rus

Italia arreston dy persona në lidhje me spiunazhin rus

Italia arrestoi një oficer marine dhe një punonjës të ambasadës ruse me pretendimin se kanë spiunuar në emër të Rusisë. Ministria e Jashtme e Italisë ka thirrur në ministri ambasadorin rus në Romë, Sergey Razov, transmeton Insajderi.

Siç njoftojnë mediat italiane, brenda fushatës së hetimit të kryer nga Prokuroria Republikane e Romës, xhandarmëria italiane dhe shërbimi sekret italian dje në mbrëmje organizuan një operacion ku arrestuan një oficer italian dhe një ushtar që punonte në Ambasadën e Rusisë në Romë të cilët ishin duke zhvilluar një takim të fshehtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Oficeri italian është kapur në flagrancë teksa transferonte disa dokumente dhe informacione sekrete tek zyrtari ushtarak rus në këmbim të parave dhe se të dy emrat përballeshin me akuza për spiunazh dhe sigurinë e shtetit.

Më tej thuhet se oficeri italian i cili gjithashtu shërbeu si komandant i anijes në marinën italiane u arrestua dhe u shqyrtua statusi diplomatik i zyrtarit ushtarak rus.

Pas zhvillimeve, Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë deklaroi se nënsekretarja e Ministrisë, Elisabetta Belloni thirri në ministri ambasadorin rus në Romë, Sergey Razov.

Shtypi italian theksoi se incidenti në fjalë ishte incidenti më i rëndë në marrëdhëniet që nga Lufta e Ftohtë. /Insajderi.com