Italia e nis në mënyrën më të mirë EURO 2020, mposht Turqinë me rezultat të thellë

Italia e nis në mënyrën më të mirë EURO 2020, mposht Turqinë me rezultat të thellë

Italia e ka nisur me këmbë të mbarë EURO 2020, pasi ka mposhtur Turqinë me rezultat të thellë prej 3-0.

Golat u shënuan nga Merih Demiral (autogol), Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne.

Ndeshja u dominua tërësisht nga azurrët, si në posedim të topit ashtu edhe në raste.

Ndërsa Turqisë nuk iu dha shansa as të ndërtojë kundërsulme për shkak të formës së lartë të italianëve.

Ndeshjen e radhës Italia do të ketë përballë Zvicrën, ndërsa Turqia do të ketë përballë Uellsin.

Të shtunën do të zhvillohen përballjet mes Uells – Zvicër, Danimark -Finland, Belgjikë – Rusi.


Lorenzo Insigne vulos fitoren e Italisë

Italia ka shënuar edhe golin e tretë përballë Turqisë.

Golin e shënoj Lorenzo Insigne në minutën e 79-të të takimit.

Me këtë gol Italia veç ka siguruar fitoren për këtë ndeshje, derisa kanë mbetur edhe 10 minuta deri në përfundim të lojës.


Italia dyfishon epërsinë ndaj Turqisë

Italia ka dyfishuar epërsinë ndaj Turqisë përmes Ciro Immobile në minutën e 66-të.

Në më pak se 13 minuta pasi shënuan golin e parë, azurrët kanë arritur të dyfishojnë epërsinë përballë Turqisë.

Ndeshje kjo që është duke u dominuar tërësisht nga italianët.

Derisa turqët po zhvillojnë lojë shumë më defanzive, pa mundur të krijoj ndonjë rast për shënim.


Italia kalon në epërsi ndaj Turqisë

Italia ka kaluar në epërsi ndaj Turqisë përmes autogolit të Merih Demiral në minutën e 53-të.

Që nga fillimi i pjesës së dytë Italia nuk e ka ndalur sulmin, derisa gjetën golin në minutën e 53-të.

Ndërsa Turqit mundoheshin të përfitojnë përmes kundërsulmeve.

Minutat në vazhdim mbetet në shihet nëse Turqia do të “rikthehet” në ndeshje.


Përfundon pjesa e parë pa gola mes Turqisë dhe Italisë

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Turqisë dhe Italisë.

Në këtë pjesë u pa një Itali dukshëm më e fuqishme se Turqia.

45 minutat e parë të takimit u dominuan tërësisht nga “azurrët”, por rastet e krijuara nuk arritën t’i finalizonin.

Duke parë mënyrën se si u luajt pjesa e parë, pjesa e dytë garanton lojë me shumë spektakël.


Ka filluar ndeshja hapëse e EURO 2020, mes Turqisë dhe Italisë.