Italia heton shkaqet e aksidentit të teleferikut ku vdiqën 14 persona

Italia heton shkaqet e aksidentit të teleferikut ku vdiqën 14 persona

Italia ka nisur një hetim për shkakun e aksidentit me teleferik të së dielës që la të vdekur 14 persona, transmeton Insajderi.

Makina ra nga 20 metra lartësi në brigjet e malit Mottarone pranë liqenit Maggiore në Italinë veriore.

13 njerëz vdiqën në vendin e ngjarjes, duke përfshirë një fëmijë dy vjeç. Dy fëmijë të tjerë, të moshës nëntë dhe pesë vjeç, u dërguan me urgjencë në spital në Torino, por fëmija i madh më vonë vdiq, raporton BBC.

Pesë shtetas izraelitë ishin midis të vdekurve, njoftoi Ministria e Jashtme e Izraelit.

Të hënën, mbetjet e teleferikut u mbyllën dhe teknikët u përgatitën për të ekzaminuar rrënojat.

Prokurorët në Milano thanë se ata kishin hapur një hetim për vrasje të pavullnetshme dhe neglizhencë. Hetuesit thanë se kishin sekuestruar edhe dokumentacionin teknik dhe të mirëmbajtjes së kompanisë operative.

Një avokat për kompaninë, Ferrovie del Mottarone, tha se mirëmbajtja dhe kontrollet ishin kryer rregullisht, njoftoi gazeta La Repubblica.

Kabllot nuk duhej të zëvendësoheshin deri në vitin 2029, shtoi gazeta.

“Gjithçka do t’i nënshtrohet kontrolleve teknike në ditët në vijim”, tha prokurori publik lokal Olimpia Bossi. “Ne jemi duke kryer hetime dhe kontrolle teknike.”/Insajderi.com