Italia lehtëson masat për udhëtarët shqiptarë

Italia lehtëson masat për udhëtarët shqiptarë

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët duan të lëvizin drejtë Italisë.

Për pasagjerët e Shqipërisë, autoritetet italiane kanë vendosur t’u kryhet tamponi në momëntin e mbërritjes në aeroport falas dhe pa kosto për pasagjerët.

Përgjigja e tamponit mund të zgjasë deri në 48 orë, periudhë në të cilën udhëtarët duhet të karantinohen në banesën ose destinacionin e tyre.

Kjo ka ndodhur sot, njofton ministria, edhe për grupin e udhëtarëve nga Shqipëria që arritën në aeroportin e Perugias.

Ndërkaq, ky vend fqinj i Shqipërisë, për shtete si Greqia, Spanja, Kroacia dhe Malta nga data 12 gusht thotë se udhëtarët e këtyre vendeve duihet të paraqesin dëshminë e testit negativ ndaj COVID-19. /Insajderi.com