Italia mbyll kufijtë deri në shtator për Kosovën dhe Shqipërinë

Italia mbyll kufijtë deri në shtator për Kosovën dhe Shqipërinë

Këshilli i Ministrave i qeverisë Conte ka miratuar një dekret të ri sa i përket masave të ruajtjes së shëndetit publik nga Coronavirus, ku në kuadrin e këtyre masave është vendosur që edhe për Kosovën dhe Shqipërinë të mbyllen kufijtë deri me 7 shtator, njofton Insajderi

Kjo listë e ndalimeve për tu futur në Itali vlen për vendet që janë jashtë BE-së, ku përfshihen 16 shtete e në mesin e tyre edhe Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina.

Lejohen të hyjnë në Itali personat që janë shtetas italianë apo që kanë pasaporta italiane apo leje qëndrimi të gjatë.

Në këtë dekret të ri është përcaktuar që këto rregulla të zgjasin deri më 7 shtator 2020.

Në këto masa përfshihen dhe zhvillimi i ngjarjeve sportive me tifozë ku ende nuk do të lejohen deri në një vendim të dytë./Insajderi.com