Italia me kufizime të shumta gjatë festave të fundvitit

Italia me kufizime të shumta gjatë festave të fundvitit

Italia ka urdhëruar një bllokim mbarëkombëtar për pjesën më të madhe të periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në një përpjekje për të luftuar një rritje të rasteve të koronavirusit.

Vendi do të jetë nën kufizimet e “zonës së kuqe” gjatë festave publike, me dyqane, restorante dhe bare jo-thelbësore të mbyllura, dhe italianët lejohen të udhëtojnë vetëm për punë, shëndet dhe arsye urgjente.

Do të lejohen vizita të kufizuara në shtëpi.

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se nuk ishte “një vendim i lehtë”.

“Ekspertët tanë ishin të shqetësuar seriozisht se do të kishte një kërcim në rastet gjatë Krishtlindjeve … Prandaj na u desh të vepronim,” tha ai në një konferencë shtypi.

Italia ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid në Evropë, me afër 68,000 viktima. /Insajderi.com