Italia ndalon fëmijët e pavaksinuar në shkolla

Italia ndalon fëmijët e pavaksinuar në shkolla

Sipas ministrit të shëndetësisë, Italia ka vendosur që nga java e ardhshme të mos lejojë fëmijët të cilët nuk janë ta vaksinuar në shkollat shtetërore.

Në muajin prill, rastet e fruthit u rritën më shumë se pesëfish në gjithë Italinë, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas shifrave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, raporton The Independent.

Autoritetet shëndetësore lëshuan paralajmërime të përsëritura mbi një rritje të sëmundjeve infektive në vend, pasi që një lëvizje kundër vaksinimeve u rrit.

“Do të punojmë së bashku për të krijuar një mënyrë konkrete për të bërë vaksinat e detyrueshme pa cenuar të drejtën për arsim,” tha  ministrja e arsimit Valeria Fedeli.