Italia regjistron 683 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Italia regjistron 683 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Itali ka arritur në 67.220, me 683 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave të përditshme të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, 18.236 persona janë diagnostikuar me COVD-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt ka arritur në 1.906.377 persona të infektuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Numri i rasteve aktive ka rënë në 635.343, kurse ai pacientëve në kujdes intensiv në 2.855 persona nën kujdesin intensiv.

Ndërkaq, deri më tani janë shëruar 1.203.814 persona, përfshirë 27.913 persona të shëruar në 24 orët e fundit.

Italia drejt masave shtesë

Ndërkohë, siç raportohet, kryeministri Giuseppe Conte, së bashku me partnerët e koalicionit dhe liderët rajonalë, kanë shqyrtuar masat që do të kufizojnë lëvizjen e lirë në gjithë vendin midis 24 dhe 27 dhjetorit dhe 31 dhjetorit dhe 3 janarit, duke e shpallur vendin si “zonë të kuqe”.

Conte pritet të njoftojë masa shtesë të rrepta për të parandaluar përhapjen e virusit gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri pas takimit ministror të nesërm. /Insajderi.com