Italia shënon rekord të vdekjeve ditore nga COVID-19

Italia shënon rekord të vdekjeve ditore nga COVID-19

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në Itali ka arritur në 58.038, me një rekord prej 993 vdekjesh të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave të përditshme të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë, 23.225 persona janë diagnostikuar me COVD-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt ka arritur në 1.664.829.

Numri i rasteve aktive ka rënë në 759.982, ndërsa prej tyre, 3.597 pacientë trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv.

Ndërkaq, deri më tani janë shëruar 846.809 persona, përfshirë 23.474 në 24 orët e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë, kryeministri Giuseppe Conte pritet të mbajë një konferencë shtypi këtë mbrëmje dhe të njoftojë masat kundër koronavirusit që do të zbatohen në vend për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. /Insajderi.com