Italia shqyrton masat e reja anti – Covid

Italia shqyrton masat e reja anti – Covid

Italia është përfshirë nga një valë e re e infektimeve me Covid – 19, ndërsa ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza, tha se qeveria italiane, është duke shqyrtuar masat e reja kufizuese, transmeton Insajderi.

Ministri Speranza iu drejtua parlamentit, duke i thënë se masat e reja përfshijnë propozimin për të bërë të detyrueshme bartjen e maskave edhe në vendet publike. Një hap i tillë është marrë nga disa rajone si Campagna jugore, e cila në kohët e fundit ka pasur rritje të mëdha të infektimeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në anën tjetër, ministri Speranza, ka përjashtuar mundësinë e një bllokimi tjetër mbarëkombëtar, njëjtë sikur që ishte në kohën kur pandemia kishte përfshirë Italinë, në pranverë dhe vendi u vendos në një bllokim pothuajse total në nivel shtetëror.

“Ne duhet të rrisim rojet tona brenda ndërgjegjësimit se vendi ynë është në kushte më të mira se të tjerët”, tha Speranza duke aluduar për vendet ku situata pandemike është në nivele të frikshme sikur që është Franca, Spanja dhe Britania e Madhe.

“Maskat janë thelbësore për të frenuar virusin”, tha për fund ministri. /Insajderi.com