Iu ndalua vizita në Kosovë, nënkryetari Beogradit paralajmëron padi në Gjykatën e Strasburgut

Iu ndalua vizita në Kosovë, nënkryetari Beogradit paralajmëron padi në Gjykatën e Strasburgut

Goran Vesiq, nënkryetar i Beogradit, ka thënë se do të paraqet padi në Gjykatën e Strasburgut për të Drejtat e Njeriut.

Kjo pasi Kosova ia ndaloi hyrjen në Veri të Kosovës, njofton Insajderi.

Ai në TV Pink tha se “rrezikimi i sigurisë publike”, ishte arsyeja e Prishtinës zyrtare për mospranimin e kërkesës për vizitë në Kosovë.

Por, ai beson që ka diçka përtej kë saj planifikimi që ai të nënshkruante një status për binjaktizimin e një qyteti të Veriut me Beogradin.

Sipas tij autoritetet e Kosovës po mundohen ta parandalojnë bashkëpunimit në mes Prishtinës dhe Beogradit sipas promovimit të Bashkimit Evropian. /Insajderi.com