Izetbegoviq: Kosova e Republika Srpska s’mund të krahasohen

Izetbegoviq: Kosova e Republika Srpska s’mund të krahasohen

Kryetari i partisë kryesore boshnjake në Bosnjë-Hercegovinë, SDA, Bakir Izetbegoviq, deklaroi të mërkurën se Serbia ka dëshmuar se nuk ka të drejtë të qeverisë me Kosovën.

Sipas tij, Republika Srpska dhe Kosova nuk mund të krahasohen, shkruan Danas, transmeton Insajderi.

Duke komentuar deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nuk është e qartë për të se si shqiptarët e Kosovës kanë të drejtë për pavarësi, dhe Republika Srpska jo, Izetbegoviq tha se Vuçiq e di shumë mirë përgjigjen e kësaj pyetje.

“Shteti i Serbisë e ka dëshmuar se nuk ka asnjë të drejtë të qeverisë me Kosovën. Këtë ia ka bërë vetes. Kosova ishte rajon autonom, derisa Republika Srpska është një prej entiteteve në Bosnjë falë Kushtetutës, që nesër mund të ndërrohet. Këto dyja nuk mund të krahasohen”, ka thënë Izetbegoviq, i biri i presidentit të parë e të vetëm të Bosnjës, Alija Izetbegoviq./Insajderi.com