Izmaku: S’ka zgjedhje të parakohshme parlamentare

Izmaku: S’ka zgjedhje të parakohshme parlamentare

Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, ka thënë se nuk ka asnjë sinjal që këtë vit vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Ne duhet ta kultivojmë një kujtesë administrative, duke i çuar deri në fund mandatet e fituara”, ka thënë Izmaku në një intervistë për gazetën “Epoka e re”.

Deputetja Izmaku, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie, ka thënë se gjatë këtij viti do të angazhohet për nxjerrjen e disa ligjeve të rëndësishme për vendin dhe institucionet.

Izmaku ka deklaruar se edhe këtë vit Kuvendi i Kosovës do të sfidohet me demarkacionin me Malin e Zi si kusht për liberalizimin e vizave.