“Ja kanë gjuajtë bukën si qenit” – rrëfimi ekskluziv i dy ish të burgosurave për maltretimet brenda burgut të Lipjanit

“Ja kanë gjuajtë bukën si qenit” – rrëfimi ekskluziv i dy ish të burgosurave për maltretimet brenda burgut të Lipjanit

A.D, është mbajtur një muaj në izolim në Burgun e Lipjanit, për shkak të dyshimit se ishte e prekur me HIV. Për këtë dyshim stafi nuk kishte asnjë analizë. Pas insistimit të A.D që t’i bëhet testi, konstatohet se nuk është e prekur nga sëmundje dhe dërgohet në qeli me të burgosurat tjera.

“Në paraburgim ka qenë një keqkuptim, e kanë shkrujt që unë kam sidë, edhe më kanë izolu një muaj ditë në vetmi, edhe më kanë thënë që ti e ki sidën, tani normal që mu më ka ardhë inat se kur e di veten, një sen sigurt që s’është i vërtetë, kam ngul këmbë me më qu në Prishtinë me e bë testin. Ata thojshin nuk është e nevojshme se ti ke deklaru, pa u deklaru unë hic. Ma kanë be testin në Prishtinë, pas tri jave më ka ardhë negativ”, ka deklaruar A.D.

Me kaq nuk përfundon, me t’u kthyer ne qeli me gratë e tjera 40 vjeçarja pretendon se maltretohet e dhunohet fizikisht e psiqikisht edhe nga gardianet e këtij burgu M.A, S.K, D. M (komunitetit serb) si dhe mbikëqyrësja N.

Madje, shoqja e saj e burgut ka rrëfyer për Insajderin edhe për një rast se si gardianet i gjuanin bukën A.D

Ndiqni rrëfimin e plotë: