Ja kur mund të dihet përfundimisht se kush i ka fituar zgjedhjet në SHBA

Ja kur mund të dihet përfundimisht se kush i ka fituar zgjedhjet në SHBA

Për shkak të numrit të madh të votave me postë në zgjedhjet e këtij viti dhe në përgjithësi numrit më të madh të votave në këto zgjedhje, rezultati final se kush është fituesi në mes të Joe Biden dhe Donald Trump mund të zgjasë disa ditë, njofton Insajderi.

Gjithsesi, sot pritet të kuptohet se kush i ka fituar shtetet si Wisconsin, Michigan, Georgia dhe Arizona.

Pas dy ditësh, të premten, pritet të dihet fituesi në Pennsylvania.

Kurse me dhjetë nëntor, pra të martën tjetër, besohet se do të dihet fituesi në shtetet si Nevada dhe Alaska.

Dy ditë më vonë, të enjten e javës së ardhshme merret vesh edhe për shtetin e fundit, atë të Karolinës Veriore.

Zgjedhjet e sivjetme, përveç se janë zgjedhjet ne numrin më të madh të votuesve në shekullin e fundit, pritet të jenë edhe zgjedhjet më të ngushta në dekadat e fundit./Insajderi.com

List of when we can expect results by state