Ja pse ekipet gjermane në ligat e tyre kanë emrin e lojtarit poshtë numrit të fanellës

Ja pse ekipet gjermane në ligat e tyre kanë emrin e lojtarit poshtë numrit të fanellës

Diçka që i dallon skuadrat gjermane nga ato të tjera europiane, është fakti se të gjithë lojtarët në kampionatet gjermane, emrin e tyre e kanë poshtë numrit në fanellë, ndërsa mbi numrin qëndron emri i skuadrës, njofton Insajderi.

E gjitha kjo ndodh, për shkak se mendojnë se skuadra duhet të jetë primare për gjithçka dhe pastaj vjen lojtari.

Uli Hoeness mendonte se hyjnia e skuadrës duhet të ishte e para dhe emri të vendosej sipër numrit në fanellë. Kjo për të dhënë edhe një mesazh të qartë te lojtarët, që skuadra është e para pastaj të tjerat.

Megjithatë gjithçka ndryshon kur skuadrat gjermane luajnë në Europë, Champions League ose Europa League, pasi aty luajnë duke e vendosur emrin e lojtarëve te pjesa e sipërme, për të respektuar rregulloren e UEFA-s. /Insajderi.com