Ja sa deputetë po qëndrojnë në sallë aktualisht

Ja sa deputetë po qëndrojnë në sallë aktualisht

Kuvendi i Kosovës po vazhdon të injorohet nga deputetët e tij. Në seancën që është duke u mbajtur aktualisht gjenden vetëm 15 deputetë, nga gjithsej 120 sosh sa i ka Parlamenti i Kosovës.

Këtë e tha në fjalimin e tij, deputeti nga LDK, Driton Selmanaj.

Madje, për qëndrimin e tyre në sallë, ai tallet duke e përdorur fjalën “po qëndrojmë stoikisht”.

“Përgëzime për 15 deputetët që tashmë janë në sallë, e që po qëndrojmë stoikisht….”, ka thënë Selmanaj. Mungesa të mëdha të deputetëve ka pasur pothuajse në të gjitha seancat e Kuvendit.

Kjo gjë ka marrur kritika të mëdha, sidomos nga shoqëria civile.

Madje, është propozuar edhe tërheqja e meditjeve për të gjithë deputetët që kanë mungesa të mëdha nëpër seanca.

Por, përve deputetëve, në seanca ka mungesa të mëdha edhe nga ministrat e qeverisë Haradinaj.

Në pjesën më të madhe të seancave, ministrat e kabinetit qeveritar nuk marrin pjesë në seancat e Kuvendit. Po ashtu ka pasur raste kur kanë dështuar pyetjet parlamentare, për arsye të mungesave nga ana e ministrave./Insajderi.com