Ja sa para ka paguar klubi i Reims për Valon Berishën

Ja sa para ka paguar klubi i Reims për Valon Berishën

Futbollisti i përfaqësuese së Kosovës, Valon Berisha ka qenë lajm gjatë këtyre dy ditëve të fundit, pas transferimit të tij nga Lazio tek Reims.

Klubi francez që garon në League One, ka paguar 5 milion euro tek ekipi i Lazios, për të marrë shërbimet e mesfushorit kosovarë, raporton Insajderi.

Klubi i Lazios, 2 vite më parë e kishte transferuar Valon Berishën nga ekipi austriak Red Bull Salzburg, për 7.6 milion euro, 2.6 milionë më shumë se sa e ka shitur tani tek Reims. Valoni bashkohet tani me shokun e tij të përfaqësueses, Arbër Zeneli i cili mendohet se kishte rol në afrimin e Valonit tek ekipi francez./Insajderi.com