Ja se çfarë përbërës nevojiten që orkidetë tuaja të shkëlqejnë

Ja se çfarë përbërës nevojiten që orkidetë tuaja të shkëlqejnë

Bananja është e pasur me kalium, pra e dimë mirë sa është ajo e rëndësishme për njerëzit, ndonëse mund t’u ndihmojë shumë edhe bimëve.

Orkidea konsiderohet mbretëreshë e luleve. Nëse kujdesemi në mënyrën e duhur për të, ajo do të duket edhe më e bukur.

E gjitha që ju është e nevojshme është një lëvore bananeje, e cila duhet që të thahet natyrshëm, në diell apo në radiator.

Kur korja të bëhet mjaft e fortë që të mund ta bluani apo ta thërrmoni dhe ta bëni pluhur, pason bërja e çajit për orkidenë.

Dy lugë të vogla pluhuri qitni në ujin e vluar. Përzieni dhe lëreni të ftohet.

Këtë ujë përdoreni në vend të atij që zakonisht e ujitni orkidenë.\Insajderi.com