fbpx

Ja si do të rindërtohet katedralja Notre Dame

Ja si do të rindërtohet katedralja Notre Dame

Pamja dramatike e Notre-Dame duke u rrënuar nga flakët të hënën robëroi njerëz në mbarë botën, shkruan Insajderi.

Katedralja franceze, e cila daton më shumë se 850 vjet, është shkatërruar pjesërisht përkundër përpjekjeve më të mira të zjarrfikësve që punuan gjatë gjithë natës.

Tani, ndërsa hetuesit punojnë për të gjetur shkakun e zjarrit, vëmendja është kthyer në atë se si mund të riparohet ndërtesa.

Një numër i kompanive biznesi kanë premtuar qindra miliona euro drejt përpjekjes së restaurimit.

Mjeshtri i gurëve, John David,i cili ishte pjesë e një ekipi zejtarësh që punuan për të rindërtuar katedralen e Anglisë, York Minster, kur ajo u dëmtua rënd nga zjarri në vitin 1984 është thirrut për të ndihmuar në projektin e restaurimit të katedrales së Parisit.

“Është mjaft e arritshme për ta parë atë të restauruar dhe është një mundësi për të treguar se kjo punë ende mund të bëhet”, ka thënë ai.

David ka thënë se ekipi i restaurimit duhet së pari të heqë skelën e djegur të Notre-Dame.

Në kohën e zjarrit ndodheshin punime renovimi të gjera dhe një skelë e madhe mbulonte pjesën më të madhe të jashtme

Ai shpjegon se një mbulesë mbrojtëse do të duhet të vendoset mbi katedralen për ta mbrojtur atë nga era dhe shiu.

Çdo dru i rënë dhe mbeturinat e tjera brenda katedrales do të duhet të pastrohen, por këto mbeturina nuk do të hiqet dhe harrohet.

“Fazat e hershme të punës do të përfshijnë regjistrimin arkeologjik të fragmenteve të mbijetuara të drurit, gurit dhe veprave të artit”, ka thënëDr Kate Giles, nga Departamenti i Arkeologjisë i Universitetit të York-ut.

“Kjo do t’i mundësojë ekipit të Notre Dame që të shpëtojë atë që mund të ripërdoret dhe të sigurojë dëshmi vendimtare për hartimin e pëlhurave të reja në ndërtesë,” thotë ajo.

Sigurimi i ndërtesës është një ndër shqetësimet më të mëdha, pasi ekspertët thonë se duhet të kryhet një studim i plotë për të parë shkallën e dëmit dhe për të siguruar që është e sigurtë për vizitoret të hyjnë brenda saj.

Sipas imazheve të publikuara pas fikjes së zjarrit është parë se altari dhe pllakat kanë shpëtuar pa u djegur dhe se ekspertët do të mundohet të imitojnë metoda tradicionale të ndërtimit  për ta rikthyer katedralen ashtu siç ka qenë.

Ata do ët bëjnë një hulumtim për të parë se cilat janë prioritetet më të larta për sa i përket rëndësisë historike dhe artistike./Insajderi.com