Ja si e binda Werner të bashkohet me ne

Ja si e binda Werner të bashkohet me ne

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard ka folur për transferimin e futbollistit gjerman Timo Werner, duke treguar detaje se si arriti deri tek nënshkrimi me të.


‘Personalisht e kam ndjekur për një kohë të gjatë, madje edhe para se të isha trajner këtu’.

‘Si klub kemi qenë të qartë kur shkuam për ta blerë dhe sigurisht ai do të na bëjë më të fortë’.

 ‘Kam pasur biseda të mira me të personalisht, ai e kuptoi se çfarë dua të bëj këtu me klubin, si punojmë, si luajmë’.

‘Timo ka një talent të madh, pati një sezon fantastik, por edhe sezone para kësaj, jam shumë i entuziazmuar që do ta kem atë, dhe që do të luaj për Chelsea, mezi presim të bashkohet me ne’.


 24 vjeçari do të bashkohet me Chelsea në momentin që përfundon sezonin në Bundesliga, ku në fakt kanë mbetur edhe dy xhiro.

/Insajderi.com/