Ja si mund të duket “Fadil Vokrri” pas rritjes së kapacitetit

Ja si mund të duket “Fadil Vokrri” pas rritjes së kapacitetit

Kapaciteti prej 12,810 ka dalë të jetë tepër i vogël për tifozët e Kosovës të cilët po kanë telashe për të siguruar një biletë në ndeshjet e Kombëtares.

Vetëm për ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë më 7 tetor sipas kompanisë kontraktuese për shitjen e biletave online ‘tiks.app’ ishin mbi 1.8 milionë kërkesa.

Për këtë arsye drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë menduar edhe ta përgatisin projektin për zgjerimin e tribunave lindore, asaj jugore dhe veriore në impiantin “Fadil Vokrri”.

Klikoni këtu për të parë se si do të duket stadiumi