Ja si u godit eskorta e Ramës në Librazhd, 7 të arrestuar

Ja si u godit eskorta e Ramës në Librazhd, 7 të arrestuar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku qytetarët në Librazhd kanë goditur me mjete piroteknike eskortën e kryeministri Edi Rama. Në pamje duken protestuesit, të cilët në momentin që kaloi makina e Ramës hodhën mjete piroteknike, duke e detyruar eskortën që të ndalojë për pak momente.

Kryeministri Rama shoqërohej nga dhjetra makina të gardës dhe policisë. Eskorta e Ramës ka devijuar rrugën për të shmangur një përplasje me protestuesit. Për këtë ngjarje policia ka arrestuar 7 protestues, mes të cilëve kreun e degës së PD, Bujar Vreto dhe ish-deputetin Aurel Bylykbashi, ndërsa 23 të tjerë janë shoqëruar dhe më pas janë lënë të lirë.

Nje pamje tjeter e paperseritshme!Shikoni si ja mbath rrugicave Varremihesi i pluralizmit i lebetitur per te shpetuar menderen nga kryengritesit e revoltuar!Nderim kryengritesve te Librazhdit qe i treguan Edvinit vrimen e miut! Rama ik!Fitore! sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 13. Juni 2019