Jaden Smith sjellë Batmanin e bardhë

Jaden Smith sjellë Batmanin e bardhë

Jaden Smith, djali i aktorit të mirënjohur amerikan Will Smith, për videon e tij të re “Batman” ai është bërë Bruce Wayne, shkruan TMZ.

Duke vepruar si hero i ngazëllyer, aktori 18-vjeçar flet me Alfredin dhe ndalon gazetarët që duan të dinë nëse ai është me të vërtetë Kalorësi i Errët. Duke veshur kostumin e tij të njohur të bardhë – të cilin ai e veshi në mbrëmjen e maturës dhe dasmën e KimYe, Smith ka realizuar të gjithë video spotin me atë kostum.

E gjiruar në rrugën Walk of Fame në Hollivud, Jaden përballet me Batmanin e vjetër, i veshur me kostum tradicional të zi dhe verdhë. Pas betejës me Batman, Spiderman dhe Superman, Smith e vazhdon natën si një superhero vetmitar.