Jahja Kokaj për dialogun: S’duhet përjashtuar bashkimi kombëtar

Jahja Kokaj për dialogun: S’duhet përjashtuar bashkimi kombëtar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka deklaruar në Parlamentin e Kosovës, derisa po fliste për dialogun që po vazhdon në Bruksel, se atje duhet të bisedohet për fqinjësi të mirë, çka do të nënkuptonte se po dialogojnë dy shtete – derisa ka shtuar se s’duhet të përjashtohet as mundësia e bashkimit kombëtar, njofton Insajderi.

Kokaj në fjalën e tij tha se “nuk duhet të përjashtohet mundësia e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë”.

Fizikan me profesion, Kokaj ka vazhduar duke thënë se shqiptarët në Ballkan përbëjnë një numër të madh të popullsisë dhe kjo duhet të shihet si kapital i jashtëzakonshëm.

“Potencialet njerëzore do të jenë ato që garantojnë vizion dhe potencialitet politik dhe diplomatik. Ka potencial shqiptar është një kapital i madh, sidomos diplomatik”./Insajderi.com