Jahjaga takon presidentin e Irlandës

Jahjaga takon presidentin e Irlandës

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nëpërmes një postimi në llogarinë e saj personale në Facebook, ka treguar për një takim me Presidentin e Irlandës, në Dublin.

Ajo ka thënë se ka biseduar për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Irlandës dhe Kosovës tek procesi i integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, transmeton koha.net.

Ky është postimi i plotë i Ish Presidentës Jahjaga:

“Sot pata një takim të përzemërt në Dublin me Presidentin e Irlandës, Shkëlqesinë e tij Z. Michael D. Higgins. Në takim diskutuam mundësitë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona me theks të veçantë tek procesi i integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Poashtu folëm për rëndësinë e pajtimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor si parakusht për një të ardhme paqësore të rajonit brenda Unionit Evropian. Irlanda është një nga vendet e para që ka njohur Kosovën si shtet vetëm pak kohë pas shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008.”