Jahjaga thotë se Jordania ka një rol të rëndësishën në ndërkombëtarizimin e Kosovës

Jahjaga thotë se Jordania ka një rol të rëndësishën në ndërkombëtarizimin e Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahajaga, e ka cilësuar të suksesshme pjesëmarrjen e saj në Samitin Global të Grave në Parlamente “Gratë në Politikë: Perspektiva në të ardhmen”, që përfundoi të enjten mbrëma, e cila u shtrua nga kryeministri i Jordanisë, Abdullah Ensour.

Jahjaga ka thënë ta ketë falënderuar kryeministrin jordanez për siç ka shkruar ajo “mbështetjen e vazhdueshme që vendi i tij, nën udhëheqjen e Lartmadhërisë së tij Mbretit Abdullah, i ka dhënë qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve të saj”

Madje Jordaninë e ka cilësuar si një “partner dhe aleat i rëndësishëm” në konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“E sigurova zotin Ensour që institucionet e Kosovës dhe qytetarët e saj do të mbeten të përkushtuara në fuqizimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve edhe në të ardhmen”, ka shkruar Jahajga në Facebook.

Në këtë darkë thuhet të ketë marrë pjesë edhe Kryetari i Parlamentit të Jordanisë, Atef Taraëneh, si dhe krerë tjerë të Jordanisë, përfshirë shumë gra parlamentare nga e gjithë bota.

“Ndërsa Kryetarin e Parlamentit, zotin Tarawneh e përgëzova për organizimin dinjitoz të këtij Samiti, i cili vuri në pah rëndësinë e pjesëmarrjes së barabartë të grave në proceset vendimmarrëse dhe në çdo fushë të jetës”, përfundon Jahjaga në lajmërimin e saj në Facebook./Insajderi.com